BallinaKryesoreSituata e Covid në shkolla, MAS: S'ka vendim për mbyllje, dy skenarë...

Situata e Covid në shkolla, MAS: S’ka vendim për mbyllje, dy skenarë gati për vijimin e mësimit

Ministria e Arsimit deklaron se nuk ka asnjë vendim për mbylljen e shkollave si pasojë e pandemisë. Sipas burimeve zyrtare në MAS, deri tani situata është e qëndrueshme pavarësisht rasteve të diagnostikuara herë pas here në shkolla.

“Deri tani situata duket stabël. Nuk ka arsye për të mbyllur shkollat por në çdo rast ne kemi gati skenarët për të mos shkuar direkt në vendimin drastik për mbylljen e shkollave”, i thanë burimet gazetës “Shqip”.

Sipas burimeve zyrtare nga ministria e Arsimit, dy skenarët që do të aplikohen në rast të përkeqësimit të gjendjes në shkolla janë: Mësim i kombinuar (online dhe mësim fizik) dhe skenari tjetër Mësim online.

Por si do të shkohet në këta skenarë? Burimet zyrtare i thanë “Shqip” se këtë e vendos vetëm Komiteti i Ekspertëve në ministrinë e Shëndetësisë. Por deri tani ajo që dihet e sigurt është se nuk ka vendim për mbylljen.

Ndërkohë që këto ditë është folur për një mbyllje të shkollave në 2 nëntor, ndërsa ministria e cilëson si të pavërteta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular