BallinaKronikeZhdukja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, flet Babai: Ja personi i fundit...

Zhdukja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, flet Babai: Ja personi i fundit që…(FOTO)

Zbulohet detaje të reja nga zhduka e vajzës shqiptare, Artemis Vasili në Greqi. Sipas mediave, 19 vjeçarja u pa për herë të fundit në një stacion autobusi. Në disa foto të publikuara ajo shihet se si pas disa minutash zhduket nga fokusi dhe nuk shfaqet më.

Babai i saj ka folur për median greke Mega duke thënë se po kërkojnë kudo, ndërsa thotë se për herë të fundit është parë me një mik të saj.

“Vajza jonë duhet të kthehet dhe gjithçka do të jetë si më parë. Ne jemi zgjuar, po shikojmë në male, nuk po bëjmë një sy qorr. Personi i fundit që e pa ishte dhëndri im. Ajo ishte me një mik”, tregoi babai i vajzës, të cilën e panë për herë të fundit të premten kur i tha se po shkonte për një intervistë pune.

Prindërit e 19-vjeçares thuhet se u përpoqën të kontaktonin me ish-të dashurin e saj 24-vjeçar, por nuk morën asnjë përgjigje.

Vajza ishte nisur për një intervistë punë më datë 16 tetor dhe nga ajo ditë familjarët nuk kanë asnjë kontakt me të. Raportohet se ajo ka dalë nga shtëpia e veshur me një palë pantallona të zeza dhe një këmishë bojqielli, ndërsa në xhep kishte 40 euro.

Zhdukja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, zbulohet personi i fundit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular