BallinaKronike19-vjeçarja në timon humb kontrollin dhe del nga rruga, 3 të plagosur,...

19-vjeçarja në timon humb kontrollin dhe del nga rruga, 3 të plagosur, mes tyre dhe një i mitur

Tre perona kanë mbetur të plagosur këtë pasdite në Lushnje, si pasojë e një aksidenti.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, në aksin rrugor Lushnjë-Rogozhinë, ku 19-vjeçarja me inicialet E.D., ka humbur kontrollin e automjetit tip “BMV”, duke dalë nga rruga.

Për pasoj ka mbetur e plagosur ajo vetë si dhe dy pasagjerët, E. P., 18 vjeç dhe L. P., 14 vjeç, banues në Tiranë. Fatmirësisht ata ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Lushnjë

Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:30, në aksin rrugor Lushnjë-Rogozhinë, shtetasja E. D., 19 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “BMV”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjerët që ndodheshin në mjet, shtetasi E. P., 18 vjeç dhe L. P., 14 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spitalin e qytetit Lushnjë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular