BallinaLifestyle“Jena shtu”, Fjolla Morina dhe partneri i saj mirëpresin të lumtur pjesëtarin...

“Jena shtu”, Fjolla Morina dhe partneri i saj mirëpresin të lumtur pjesëtarin e ri të familjes

Vetëm pak kohë më parë, Fjolla Morina mori propozimin romantik për martesë nga Fisnik Syla.

Me një buqetë gjigante me trëndafila të kuq në formë zemre dhe shkronjën “F” të formuar me trëndafila të bardhë si dhe me një unazë të bukur diamanti, Fjolla i tha “PO” partnerit të saj.

Tashmë, dyshja po bashkëjeton dhe ditën e djeshme kanë pritur disa miq, të cilët u kanë bërë një dhuratë të bukur e të veçantë.

Ata i kanë dhuruar çiftit të ri një qenushe të vogël, të cilën vendosën ta quanin Bella.

Fjolla dhe partneri i saj e kanë mirëpritur të lumtur pjesëtarin e ri të familjes, pasi ajo publikoi në Instastory nje video të Bella-s, krahas së cilës shkruante: “Jena shtu”.

Pak ditë më parë, bashkëshortja e Fisnik Sylës u shpreh publikisht se Fjolla i kishte shkatërruar familjen.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular