BallinaKronikeFOTO/Krimi tronditës, kush është 50 vjeçari që u vra me plumb në...

FOTO/Krimi tronditës, kush është 50 vjeçari që u vra me plumb në kokë në sy të gruas në Fier

Personi që shihni në foto është 50-vjeçari Ahmet Toksa, i cili u vra mëngjesin e sotëm teksa kishte dalë nga banesa, në sy të gruas së tij. Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh” në Fier.

50 vjeçari u qëllua nga një person, ende i paidentifikuar, me disa plumba, një prej tyre në kokë. Vrasja ndodhi në sy të gruas së tij, e cila e tmerruar ngriti në këmbë lagjen me ulërimat dhe të qarat e saj.

Nga dëshmitë e banorëve të zonës, 50-vjeçari njihej si një njeri i qetë dhe se nuk kishte probleme me askënd. Aktualisht policia po heton për identifikimin dhe arrestimin e autorit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular