Një debat ka ndodhur mbrëmjen e sotme në emisionin Open, mes drejteueses së emisionit Eni Vasili dhe deputetit Myslim Murrizi.
Teksa drejtuesja e pyeti për partitë e reja që po krijohen, një debat i pakuptimtë u krijua mes tyre.
Myslim Murrizi: “Më thirr në mbiemër”
Vasili: Po pse si të thirra? A je mirë sot z.Murrizi?
Murrizi: E, ashtu më thirr. Se të njoh që nga mbledhja e Forumit Rinor të PD
Vasili: E ke gabim, s’kam qenë kurrë. Tani ju lutem, se jam drejtuese e Open dhe ça ndodh në këtë emision e vendos unë.
Murrizi: Po jo unë s’ta prish këtë emision, kam respekt,