BallinaAktualitetFOTO/Ja kush është infermierja e Spitalit të Elbasanit që ndërroi jetë nga...

FOTO/Ja kush është infermierja e Spitalit të Elbasanit që ndërroi jetë nga COVID 19

Majlinda Ilirjani, mami në Spitalin Rajonal të Elbasanit, nuk mundi të fitonte betejën me koronavirusin.

50-vjeçarja u nda nga jeta ditën e sotme, ndërsa lajmin e bëri të ditur Urdhri i Infermierit të Shqipërisë me një shënim në facebook.

Majlinda ushtronte profesionin e mamisë në Spitalin Rajonal të Qarkut të Elbasanit, prej 30 vitesh.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë se Covid-19 i mori jetën në moshën 50 vjecare koleges sonë të nderuar Majlinda Ilirjani.

Majlinda ushtronte profesionin e mamisë, pranë Spitalit Rajonal të Qarkut të Elbasanit, me një eksperiencë 30 vjeçare.

Ndarja nga jeta e koleges sonë është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e saj, por edhe për kolegët dhe nënave të reja që ajo iu shërbeu me devotshmëri dhe profesionalizëm. Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllimet e sinqerta”, shkruhet në postim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular