BallinaAktualitetDEBATI/“Unë ty të vras nëse më prek në…”/ Bujar Kapexhiu shpërthen ndaj...

DEBATI/“Unë ty të vras nëse më prek në…”/ Bujar Kapexhiu shpërthen ndaj Mustafa Nanos

Karikaturisti Mustafa Nano ka tronditur sot në studion e “Open”, gjatë debatit me analistin Mustafa Nano, për fenë islame dhe islamofobinë, referuar ngjarjeve të fundit në Francë dhe përplasjes Macron-Erdogan.

Gjatë debatit, Nano hodhi akuza ndaj Kapexhiut duke thënë se “ai për të shenjtën edhe mund të vrasë”

Ndërsa Kapexhiu iu drejtua duke thënë prerë: “Nëse do të më fyesh gjënë e shenjtë Nano, unë ty të vras”.

Kjo solli menjëherë reagimin e drejtueses së emisionit, Eni Vaisli, e cila iu drejtua Kapexhiut duke i thënë se asgjë nuk e përligj vrasjen dhe se “nuk do të lejoj në studion time deklarata të tilla”.

Kapexhiu shtoi se nuk mund të vendoset një shenjt në një pozicion denigrues dhe se kush është ateist, “le ta mbajë për vete, por s’ka pse fyen të tjerët”.

“Nëse Muçi e quan veten ateist, unë këtyre i them të pafe, le të mbajë atë të tijën dhe nuk ka pse të fyej një të shenjtë që e duan të tjerët. Mos e  vendos në pozicione denigruese. Karikaturistët francezë marrin guximin dhe e vizatojnë në karikaturë, po e pranojmë këtë, por mos e vendos në situata të turpshme”, tha ai.

Pjesë nga debati:

Mustafa Nano: Unë fyhem dhe e kuptoj se myslimanët janë fyer. Por unë them po u fyeve, ok fyeu. Pse nuk e mbroni kur janë tallur me Jezu Krishtin.

Byujar Kapexhiu: Një brazilian fitoi me portretin e Nënë Terezës. Por pra ishte e dashur. Mund të karikaturizosh dikë por jo në momente fyese e denigruese. Në situata komike por jo fyer. Nuk e kanë bërë Jezusin në plazhe nudiste. Edhe feja kristiane nuk e ka vizatuar, por ta vendosësh në veprime të turpshme.

Mustafa Nano: Ai mund të vrasi. Kapexhiu mund të vrasi!

Bujar Kapexhiu: Nëse do të më fyesh gjënë e shenjtë Nano, unë ty të vras. Nëse Muçi është i pafe të mbajë atë të tijën por nuk duhet të fyej atë që do filani. Marrin guximin dhe e vizatojnë në karikaturë.

Eni Vasili: Asgjë nuk e përligj vrasjen dhe nuk do të lejoj në studion time deklarata të tilla

Mustafa Nano: Këtu evidentohet se ka dy botë paralele. Bujar Kapexhiu është artist, intelektual publik. Problemi është që ky nivel ndjeshmërie fillon e zbret në nivele të tjera dhe fillojnë e mbrojnë jo gjënë e shenjtë, por shpikin gjëra të shenjta në tokë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular