BallinaAktualitetKaosi me gjendjen civile, Endri Hasa tregon dokumentat: Qeveria u ndryshoi prinderve...

Kaosi me gjendjen civile, Endri Hasa tregon dokumentat: Qeveria u ndryshoi prinderve vendbanimin pa kerkesen e tyre. SPAK te mos heshte

Kaosi me gjendjen civile, Ish-deputeti i PD, Endri Hasa tregon dokumentat: Qeveria u ndryshoi prinderve vendbanimin pa kerkesen e tyre. SPAK te mos heshte.

Qytetarët vazhdojnë enden rrugëve, shkojnë në institucione dhe zbulojnë që sipas Gjendjes Civile nuk banojnë më aty ku kanë banuar prej vitesh.

Kjo ndodh sepse Sandër Lleshaj i ka ndryshuar shqiptarëve vendbanimin pa kërkesën e tyre!

Po mbushet muaji nga depozitimi i kallëzimit penal në SPAK dhe asnjë veprim nuk është ndërmarrë!

Askush nuk po hetohet për ndërhyrjen në databazën më të rëndësishme shtetërore.

Provat dhe faktet janë aty, mjafton dikush të hetojë dhe të çojë para drejtësisë autorët.

Po mbushet muaji dhe asgjë nuk është bërë për të rikthyer adresat në gjendjen e ligjshme!

Prindërve të mi i është ndryshuar vendbanimi si qindra mijëra shqiptarëve pa kërkesën dhe dijeninë e tyre!

Asgjë s’ka ndryshuar deri sot, adresa e gabuar rezulton ende në çdo shërbim që marrin.

SPAK duhet t’i kishte sekuestruar tashmë të gjitha të dhënat për të vërtetuar ndërhyrjet e paligjshme në sistem me qëllim ndryshimin e adresës së vendbanimit.

Përgjegjësit duhen vënë para drejtësisë menjëherë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular