BallinaUncategorizedEno Bozdo i përgjigjet Ramës: Rafineria e Ballshit është sot e mbyllur,...

Eno Bozdo i përgjigjet Ramës: Rafineria e Ballshit është sot e mbyllur, punonjësit në mjerim pa paga nga investitorët “seriozë” të kryeministrit

Eno Bozdo i përgjigjet Ramës: Rafineria e Ballshit është sot e mbyllur dhe punonjësit në mjerim pa paga nga investitorët “seriozë” të kryeministrit

Meqënëse Edi Rama më përmendi sot emrin:

Punëtorët e Rafinerisë janë në grevë sepse investitori serioz i Edi Ramës ia mbathi me dhjetëra milionë euro fitim, pa paguar punëtorët dhe as detyrimet ndaj qeverisë së Edi Ramës. Ia mbathi në mes të ditës, pa i hyrë gjëmb në këmbë. Këtë skemë e bëri jo vetëm një herë, por 3 herë. Fitoi qindra milionë euro, pa dhënë rroga dhe detyrime.
Investitori serioz i Edi Ramës, regjistroi 3 herë kompani offshore, sigurisht “pa dijeninë” e Edi Ramës. Dhe po tre herë përsëriti të njëjtën skemë: erdhi, pa dhe fitoi.
Bashkë me të fitoi Edi Rama dhe ministrat e tij. Humbën ata që nën këtë qeveri, humbin gjithmonë: njerëzit e varfër dhe punëtorët e pamundur.
Punëtorët aty duan zgjidhje. Duan paratë që u takojnë për punën e tyre të ndershme.
Nuk kanë nevojë për batuta, po për bukë për familjet e tyre.
Zgjidhja është ajo që Lulzim Basha ka ofruar: 8 milionë euro paga të padhëna dhe ndjekje penale për investitorin serioz të Edi Ramës!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular