BallinaKronikeVIDEO/Skandal në Tiranë, policia përleshet 30 minuta me të riun për mungesën...

VIDEO/Skandal në Tiranë, policia përleshet 30 minuta me të riun për mungesën e maskës

Rreth orës 15:40 të ditës së sotme, banorët e zonës mes lagjes “Kombinat” dhe “Yzberisht”, në hyrjen e rrugës “Besim Alla”, janë bërë dëshmitarë të një ngjarje krejt të pazakontë dhe në kufijtë e të pabesueshmes.

Ndalimi i një të riu nga policia me shkak fillestar mungesën e maskës dhe më tej përpjekja për ta futur me dhunë në makinën me shenja të policisë, e gjitha kjo, ka rezultuar një shfaqje e gjatë e shoqëruar me shije të keqe.

Siç shihet ne videon e siguruar nga Abcnews.al, i riu kundërshtonte ndalimin duke u munduar të filmonte veprimet e policisë, ndërkohë që një polic dhe një police trupimët përpiqeshin ta fusnin në makinë.

Gjatë përpjekjes që zgjat gati 30 minuta, policja, kur djali bindet të futet në makinë, kupton që kapelja i ishte rrëzuar përtokë dhe shkelur me këmbë.

E gjithë ngjarja u ndoq nga një numër i madh kureshtarësh, që këshillonin kalimtarët, të njohur e të panjohur, të vendosnin maskat, pasi ndalimi që po shihnin, ishte vetëm për shkak të maskës.

Nuk dihet përse policët e kësaj patrulle, sidomos policja femër, duhet të kacafyteshin me të riun e të ushtronin forcë që nuk e kishin, kur në 30 minuta aty mund të kishin ardhur disa grupe të gatshme apo “Shqiponja”.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular