BallinaBotaVIDEO/Para "katastrofës", arratisja e madhe nga Parisi para bllokimit, shkakton kaos në...

VIDEO/Para “katastrofës”, arratisja e madhe nga Parisi para bllokimit, shkakton kaos në rrugë

Ashtu si në një film, para katastrofës së madhe, mijëra njerëz në Paris u ‘derdhën’ në rrugë në mbrëmje me makinat e tyre për t’i shpëtuar qytetit.

Trafiku ishte aq intensiv sa, sipas mediave vendase, dritaret dridheshin, zhurma e motorëve dëgjohej kudo, ndërsa boritë e makinave të bllokuara binin më kot.

Në mesnatë fillon mbyllja e vendosur nga Macron dhe nuk kishte kohë për të humbur.

Kjo bëri që të bllokoheshin arteriet kryesoret qytetit dhe bulevardet e mëdha, shkaktuar nga frika se mos mbeten të izoluar edhe për një muaj tjetër.

Ata që mund të punojnë nga shtëpia dhe që kanë një shtëpi në fshat, lëvizën me idenë për t’u zhvendosur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular