BallinaAktualitetDedikimet/COVID-19 i merr jetën profesorit dhe kuzhinierit Arben Trepsenishti

Dedikimet/COVID-19 i merr jetën profesorit dhe kuzhinierit Arben Trepsenishti

Një lajm i trishtë vjen këtë mbrëmje, ku mësohet se koronavirusi i ka marrë jetën profesorit dhe kuzhinierit të njohur Arben Trepsenishti.

Profesor Arbeni ishte një kuzhinier mjaft i njohur, i cili për 25 vite shërbeu në restorantet më në zë të Shqipërisë, ndërsa ishte shumë i respektuar në rrethin e tij shoqëror dhe jo vetëm.

Shef Arbeni mbaroi Shkollën Teknologjike (hoteleri – turizëm), dega e ushqimit social 1990 – 1994 dhe arsimin e larte Histori – gjeografi, ndërsa ishte i certifikuar nga Shkolla Hoteleri – Turizëm, në Vjenë, Austri.

Ky ishte një lajm tronditës për miqtë dhe të afërmit e tij, të cilët kanë mbetur të shokuar për ndarjen nga jeta në moshë të re të Arbenit.

“Nje humbje e madhe per kedo qe te njohu..per familjen dhe miqte..mu dridh zemra per kete lajm nga ndarja e jetes nga COVID.. Arben Trepsenishti.Ngushellime gjithe te dashurve dhe familjes…mjeshter dhe profesor ne gatim i padiskutueshem nje petagog me dije te thella..dhe nje  djale flori ne shoqeri”, shkruan një nga miqtë e tij.

“E pabesueshme ,akoma sme besohet,sdi cfare fjalesh ngushellimi mund ti thuhen familjes ne kete humbje kaq te madhe. Qofsh I xhenetit miku im”, shkruan një tjetër mik i tij.

Stafi i newsbomb.al i shpreh ngushëllimet, familjarëve, miqve dhe të afërmëve për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut të tyre të shtrenjtë.

123190611_3931637753518750_390772866163467032_o.jpg

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular