Vjena është duke kaluar orë terrori pasi disa persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr ndaj qytetarëve.
Raportimet e para flasin për 7 viktima. Pamjet nga vendngjarja tregojnë rrugët e lara në gjak ndërkohë duket se sulmi në një nga rrugët e qendrës pranë një lokali ku ndodhet edhe një sinagogë pranë.
Në pamje duket një person i veshur me të bardhë që hap zjarr. Nuk ka informacion se sa kanë qenë personat që kanë marrë pjesë në sulm.
“Të shtëna në distriktin e e Brendshëm të Qytetit- ka persona të plagosur – qëndroni larg nga të gjitha vendet publike ose transporti publik,” tha policia në Twitter.
Në pamjet të tjera duken forcat e policisë duket u përballur me të shtënat. Ata kanë ekzekutuar më vonë një nga autorët e sulmit.
Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që sulmi të ketë lidhje me radikalët islamikë. /Opinion.al