BallinaAktualitetKreu i OBSH futet në karantinë: Unë jam identifikuar si…

Kreu i OBSH futet në karantinë: Unë jam identifikuar si…

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus është futur në karantinë, pas kontaktit me një të infektuar me Covid-19.

Lajmin e ka bërë me dije vetë kreu i OBSH me anë të një postimi në ‘tëitter’ ku shprehej se është vetë-karantinuar, pasi ka pasur kontakte me një person i cili ka rezultuar pozitiv me Covid.

Ai shprehet se është mirë dhe se nuk ka simptoma të Covid.

“Unë jam identifikuar si një kontakt i dikujt që ka rezultuar pozitiv për COVID19. Unë jam mirë dhe pa simptoma, por do të vetë-karantinohem gjatë ditëve të ardhshme, në përputhje me protokollet OBSH, dhe do të punoj nga shtëpia,” tha Ghebreyesus.

Kujtojmë që deri më tani në rang global 1,205,437 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 46,834,629.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular