BallinaKryesoreVIDEO/Si doli blof Taulant Balla për hapjen e negociatave

VIDEO/Si doli blof Taulant Balla për hapjen e negociatave

Miratimi me konsensus i reformës elektorale dhe sipas rekomandimeve të OSBR-ODIHR ishte një nga kushtet kryesore të Bundestagiut gjerman, por edhe Këshillit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Mazhoranca dhe opozita brenda dhe jashtë parlamentit arritën marrëveshjen e 5 qershorit që u përshendet nga faktori ndërkombëtar nga Brukseli në Uashington. Por më pas siç dihet qeveria dërgoi në parlament ndryshime në Kushtetutë të pasuara edhe me mendime në Kodin Zgjedhor që e thyen konsensusin.

Nga ai moment opozita ka theksuar se prishja e konsensusit do të reflektojë në ecurinë e vendit drejt BE, por qeveria këmbëngul se kjo nuk ka për të ndodhur. I bindur u shpreh kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në emisionin Opinion mbrëmjen e 5 tetorit. Sipas tij Shqipëria do të mbajë tryezën e parë ndër-qeveritare njëlloj me Maqedoninë e Veriut.

“Presidenti, por edhe kreu i opozitës kanë thënë se këto ndryshime (në Kodin Zgjedhor red.) mund të cenojnë mbajtjen e konferencës së parë ndër-qeveritare me BE. Unë dua ta them këtu në emisionin tuaj që për fat të mirë, konferenca e parë ndër-qeveritare do të mbahet si për Shqipqërinë edhe për Maqedoninë e Veriut dhe Bashkimi Europian ka sqaruar që kjo çështje nuk e reflekton” – tha Balla.

Por dokumenti i ministrisë së jashtme të Holandës i siguruar nga Lapsi.al që mbështet çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe e frenon atë me Shqipërinë ka një pikë të veçantë pikërisht për këtë çështje. Raporti i ministrit të jashtëm holandez citon Bashkimin Europian që shprehet i pakënaqur për mungesën e konsensusit.

“Në kushtet e vendosura nga Këshilli Europian, Komisioni shprehet si më poshtë: “Ligji elektoral u ndryshua sipas rekomandimeve të ODIHR në 23 korrik nga parlamenti. Komisioni Europian arrin në përfundimin se pavarësisht nga ky rezultat pozitiv dialogu politik në vend duhet të përmirësohet në veçanti sa i takon reformës elektorale dhe zbatimit të saj” – thuhet në raportin e ministrit të jashtëm holandez.

Deri më tani, mazhoranca ka theksuar se ndryshimet që pasuan Kushtetutën me heqjen e koalicioneve parazgjedhore dhe Kodin Elektoral nuk e prishën marrëveshjen e 5 qershorit. Mazhoranca nuk priti as Komisionin e Venecias për këto çështje duke e thelluar më tej klimën e përplasjeve politike, një temë që nuk është pritur mirë mesa duket si në Bruksel ashtu edhe në kancelaritë e tjera. ©LAPSI.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular