BallinaKronikeKërcet pistoleta në Fushë Krujë, një i plagosur

Kërcet pistoleta në Fushë Krujë, një i plagosur

Një person ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Fushë Krujë. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20, në Tapizë, Fushë Krujë, në rrethana ende të paqarta, ku dyshohet se është plagosur me armë zjarri, shtetasi E. K., 35 vjeç.

Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Forcat ‘Shqiponja’ dhe shërbimet e tjera të Policisë Krujë, kanë shoqëruar në ambientet e Policisë 5 shtetas të cilët mund të kenë dijeni rreth ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular