BallinaAktualitetKoronavirusi/Lajmi i mirë, ja kur do të jetë gati sipas ekspertit të...

Koronavirusi/Lajmi i mirë, ja kur do të jetë gati sipas ekspertit të Universitetit të Oxford

Eksperti i lartë i Universitetit të Oksfordit ka thënë se ekziston një “mundësi e vogël” që vaksina kundër koronavirusit të jenë gati deri në Krishtlindje.

Kreu i projektit të hulumtimit në Oksford, Andreë Pollard, tha se ai ishte “optimist” që rezultatet e testimit të fazës së vonë mund të paraqiten “para fundit të këtij viti”.

Pollard, drejtori i Grupit të Vaksinave të Oksfordit, tha se ata dhe partneri AstraZeneca shpresonin që vaksinat të ishin më shumë se 50 për qind të efektshme. I pyetur nëse një vaksinë mund të zbulohet para Krishtlindjeve, Pollard tha:

“Ka një mundësi të vogël që kjo të jetë e mundur, por unë thjesht nuk e di”.

Komentet e Z. Pollard vijnë menjëherë pasi Kate Bingham, Shefi i Taskforcës së Vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar ra dakord që vaksina Covid-19 mund të ishte gati para Krishtlindjeve.

Duke folur për BBC, Kate Bingham tha: “Nëse dy vaksinat e para, ose secila prej tyre, tregon se ato janë të dyja të sigurta dhe efektive, unë mendoj se ka një mundësi që vaksinat të hapen të fillojnë të shpëndahen për Krishtlindjee, por përndryshe unë mendoj se është më realiste të presësh që të jetë në fillim të vitit të ardhshëm “.

Kreu i task-forcës britanike për vaksinat, Kate Bingham, tha më vonë se të dhënat e fazës së fundit të testimeve mund të jenë vetëm disa “javë larg”.

Më shumë se 47 milionë raste me koronavirusin e ri janë konfirmuar në nivel global dhe më shumë se 1.2 milionë vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins. Aktualisht po bëhen dhjetëra përpjekje për zbulimin e vaksinës kundër koronavirusit të ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular