BallinaBotaNjë tjetër shtet evropian rikthen gjendjen e jashtëzakonshme nga koronavirusi, ja masat...

Një tjetër shtet evropian rikthen gjendjen e jashtëzakonshme nga koronavirusi, ja masat e reja

Qeveria hungareze ka vendosur të rikthejë gjendjen e jashtëzakonshme, për shkak të epidemisë së koronavirusit. Kryeministri Viktor Orban bëri me dije se vendimi hyn në fuqi në mesnatë dhe do të zgjasë për 90 ditë.

Vendi do të mbyllë klubet e natës dhe do të vendosë një shtetrrethim gjatë natës për të frenuar përhapjen e infeksioneve të koronavirusit, tha Orban.

Kryeministri tha se qeveria do të ushtrojë një kontroll më të rreptë në vendet e argëtimit, të tilla si kinematë, teatrot dhe eventet sportive, për t’u siguruar që audienca të ndjekë masat e parashikuara për distancimin shoqëror dhe mbajtjen e maskave.

Nëse këto protokolle nuk ndiqen, policia ka autoritet të ndërhyjë, të gjobisë dhe madje të mbyllë vendet nëse është e nevojshme.

Qeveria gjithashtu do të “rrisë frekuencën e transportit publik në mëngjes dhe gjatë orës së pikut të mesditës” për të shmangur mbipopullimin, shtoi Orban.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular