BallinaAktualitetSulmi terrorist në Vjenë, Genc Pollo: Me terroristët nuk ka kompromis

Sulmi terrorist në Vjenë, Genc Pollo: Me terroristët nuk ka kompromis

Ish-deputeti demokrat Genc Pollo ka reaguar lidhur me sulmin terrorist që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Vjenë.

“Lajme e pamje të frikshme e të hidhura nga Vjena e bukur, e cila në dekada është bërë edhe shtëpia e shumë shqiptarëve. Dje në darkë terroristë xhihadistë hapën zjarr në qendër të Vjenës duke vrarë disa kalimtarë të pafajshëm e duke plagosur shumë të tjerë”, shkruan Pollo në reagimin e tij.

Ish-deputeti shprehet se sulmi ishte një akt barbar e frikacak!

“Atentatorët e ata që i nxisin urrejnë, lirinë, demokracinë, bashkëjetesën paqësore e respektin reciprok midis etnive e feve dhe sidomos Europën. Siç pamë edhe në Francë së fundmi. Ndaj tyre nuk ka mirëkuptim, me ta nuk ka kompromis! Ashtu si nuk mund të kishte mirëkuptim e kompromis të drejtë me ideologjitë totalitare të shekullit 20: komunzimin e fashizmin!

Tronditëse që një nga agresorët është me orgjinë shqiptaro-maqedonase. Abuzimit me fenë për motive politike të ulta e çnjerëzore duhet t’i jepet fund!!
Solidaritet të plotë me Austrinë e vjenezët në këtë ditë të vështirë!”, shkruan Pollo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular