BallinaKronikePublikohet tjetër foto e autorit të sulmit në Vjenë/Ja çfarë po heton...

Publikohet tjetër foto e autorit të sulmit në Vjenë/Ja çfarë po heton policia…

Publikohet foto e re e terroristit me origjinë shqiptare, Kujtim Fejzullai, i cili tronditi Vjenën mbrëmjen e të hënës.

“The Guardian”, teksa ka publikuar këtë imazh të të riut Fejzullai, shkruan se policia austriake po heton nëse autori i vrasjes së katër personave në Vjenë ishte pjesë e një rrjeti më të gjerë dhe nëse sulmi mund të ishte parandaluar.

Kujtim Fejzullai, i njohur për autoritetet si simpatizant i ISIS, besohet të ketë vepruar i vetëm në sulmin e para pak ditëve. Por autoritetet nuk dinë të thonë nëse ka pasur bashkëpunëtorë.

20-vjeçari i lindur dhe rritur në Austri, por me prindër nga Maqedonia e Veriut, u qëllua për vdekje nëntë minuta pas sulmit në qendër të Vjenës.

Fejzullai gjithashtu besohet se ka udhëtuar në Sllovaki gjatë muajit korrik i shoqëruar nga një person tjetër, ku ai u përpoq të blinte municion të përshtatshëm për armët që përdori në sulm.

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular