BallinaUncategorizedUdhëzuesi/Si trajtohen të sëmurët me koronavirus në shtëpi. Kur përdoren antibiotikët dhe...

Udhëzuesi/Si trajtohen të sëmurët me koronavirus në shtëpi. Kur përdoren antibiotikët dhe trajtimi i kollës dhe temperaturës

Në një udhëzues të Ministrisë së Shëndetësisë siguruar nga “Panorama”, tregon procedurat për ndjekjen në shtëpi të personave të infektuar me koronavirus.

Në udhëzues thuhet se pacientët duhet të shmangin mjekime të improvizuara, duke kërkuar prej tyre që të mos dynden të gjithë në spital çka rrezikon përhapjen e mëtejshme të infeksionit.

Në udhëzues u jepet porosi familjarëve që në rast përkeqësimi të shpejtë, duhet të lajmërojnë në kohë mjekët e familjes. Këta të fundit duhet të mjekojnë në shtëpi format e lehta dhe të mesme të infeksionit, ndërsa pacienti duhet dërguar me urgjencë në spital për dy format e tjera, të rënda dhe shumë të rënda.

Sa i përket trajtimit të koronavirusit për sa kohë nuk ka një trajtim specifik, në rastin e temperaturës këshillohet dhënia e paracetomolit më shumë se antiinflamatorëve. Gjithashtu mund të jepet Tachipirina.

Ndërkohë, për trajtimin e kollës së thatë, mund të përdoret përgatesa bimore zbutëse në formë shurupi, pa specifikuar çfarë bime.

Në lidhje me ushqimin duke qenë se oreksi ikën për të infektuarit, udhëzuesi i Ministrisë së Shëndetësisë thotë se përveç lëngjeve, çajrave, duhet të përdoret edhe një ushqim i ekuilibruar. Gjithashtu, këshillohet përdorimi i solucioneve hidratuese si trisoli.

Më tej thuhet se përdorimi i antibiotikëve nuk ka asnjë vlerë në rastet e pandërlikuara, por në raste të tjera mund të përdoret në varësi të llojit të infeksionit bakteror shoqërues.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular