BallinaKronikeBurri gjendet pranë banesës i gjakosur në gjendje të rëndë

Burri gjendet pranë banesës i gjakosur në gjendje të rëndë

Një ngjarje e veshur ende me mister është shënuar këtë mbrëmje.

Një person është gjetur në gjendje të rëndë në rrugë, i mbuluar me gjak.

Ngjarja është shënuar në fshatin Vërri të Njësisë Administrative, Mbrostar, në Fier.

Personi është gjetur në mes të rrugës. V. DH, 50 vjeç është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Nuk ka ende informacion se çfarë ka ndodhur me 50 vjeçarin, si edhe rrethanat në të cilat është aksidentuar.

Ajo që dihet është se ai është gjendur pranë banesës ku jetonte, pasi bashkëshortja e tij jeton prej kohësh në Greqi.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular