BallinaAktualitetRama e sulmoi si të PD/Qytetari i përgjigjet: Kemi 12 muaj që...

Rama e sulmoi si të PD/Qytetari i përgjigjet: Kemi 12 muaj që jetojmë në çadër, nuk na ke sjellë asgjë ….

Edi Rama në përpjekjen e tij për të fshehur dështimin në ndërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i një viti më parë në Durrësi, sulmoi edhe njëherë paturpësisht qytetarët të cilët shprehin publikisht shqetësimin e tyre. Njëri prej tyre ishte edhe Agim Muharremi, të cilin Rama si etërit e tij që pëndiqnin nga pas njerëzit, doli edhe i bëri biografinë politike, vetëm pse foli në takimin e sotëm me Bashën në Durrës.

Vetë Muharremi në një status në facebook duke iu drejtuar kryeministrit Rama i shkruan këtij të fundit, se nuk janë as të PD, as të PS por janë qytetarë të Republikës së Shqipërisë.

‘Zoti Kryeministër, Edi Rama

Ne nuk jemi as të Partisë Demokratike, as të Partisë Socialiste, por jemi qytetarë të Republikës së Shqiperisë, që kemi punuar 46 vjet duke percjellë edukatë dhe dituri tek fëmijët e vendit tonë, nxënesit tanë. Per këtë jemi dhe dekoruar në kohën e zotit Skënder Gjinushi etj . Ne sot kemi plot 12 muaj që jetojmë në çadër dhe ndihma brenda 24 orëve na erdhën nga vëllezërit kosovarë, turq, zvicerian dhe të tjerë, por nga qeveria jonë ka ardhur vetëm 1 herë një ndihmë simbolike. Ne nuk jemi në hall të madh për ndihma, por duam që të jetojmë në një shtëpi sepse dimri i dytë po afrohet dhe gjë nuk po shikojmë me sy.

Ne që ju shkruajmë kërkojmë që dimri i dytë që po afron mos na zëri pa shtëpi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular