BallinaBotaZgjedhjet në SHBA/Biden thellon avantazhin ndaj Trump në Pensilvani e Xhorxhia: Numrat...

Zgjedhjet në SHBA/Biden thellon avantazhin ndaj Trump në Pensilvani e Xhorxhia: Numrat flasin qartë, do fitojmë!

Kandidati demokrat Joe Biden vazhdon të rrisë avantazhin përballë Presidentit republikan Donald Trump në shtetet Xhorxhia dhe Pensilvani, ku vazhdonte numërimi. Megjithëse rezultatet vazhdojnë të jenë shumë të afërta për t’u shpallur, zoti Biden gjendet në pozita të forta për të fituar zgjedhjet presidenciale amerikane.

Sipas numërimit të votave, zoti Biden kryeson në Pensilvani me 21,705 vota (me 98% të votave të numëruara), në Xhorxhia me 4,134 vota (me 99% të votave të numëruara), në Arizona me 29,861 vota (me 90% të votave të numëruara), si dhe në Nevada me 22,657 vota (me 87% të votave të numëruara).

Zoti Biden po ashtu udhëheq me shumicën e votës popullore, si dhe me 253 vota elektorale përkundër 214 votave për Presidentin Trump në Kolegjin Elektoral, ku duhen të paktën 270 vota për të pretenduar fitoren për një mandat presidencial katër vjeçar.

Ish-nënpresidenti Joe Biden komentoi rezultatin duke u shprehur se shifrat tregojnë se ai do ta fitojë garën për presidencën, por shtoi se ende nuk ka një deklaratë përfundimtare të fitores. Ai tha se shpreson të flasë para amerikanëve të shtunën dhe bëri thirrje për unitet dhe qetësi.

 

 

Zoti Biden tha se ai dhe kandidatja për nënpresidente Kamala Harris tashmë ishin takuar me ekspertë ndërsa përgatiten për Shtëpinë e Bardhë.

“Vota juaj do të numërohet. Nuk më intereson se sa shumë përpiqen të tjerët për ta ndalur atë. Unë nuk do ta lejoj të ndodhë,” tha zoti Biden përpara gazetarëve dhe ndihmësve. Ai shtoi se do të përpiqet të sheshojë ndasitë partiake në vend dhe të merret me çështje madhore s pandemia e koronavirusit.

Biden tha se do ta fitojë Pensilvaninë, po fiton në Arizona dhe Nevada dhe se do ta fitojë garën me një shumicë të qartë. Ai tha se është në rrugën e duhur për të marrë mbi 300 vota të kolegjit elektoral. Kandidati Biden, i cili po e rrit diferencën me Presidentin Donald Trump në Pensilvani, tha se ka një mandat për COVID-in, ekonominë, ndryshimin e klimës dhe racizmin sistematik, siç u shpreh ai.

I menjëhershëm ishte reagimi i Presidenti Donald Trump, i cili shkruante në Twitter: “Joe Biden nuk duhet të pretendojë pa të drejtë fitoren për zyrën e Presidentit. Unë mund të pretendoj të njejtën gjë. Procedurat ligjore sapo kanë filluar”.

Ekipi elektoral i Presidentit Trump nga ana tjetër vë në pikëpyetje rezultatet, duke u shprehur nëpërmjet një deklarate se “zgjedhjet nuk kanë mbaruar”. Ata thanë se presidenti përfundimisht do të fitojë si rezultat i rinumërimeve të pritshme në shtetet ku gara është e ngushtë, si dhe prej sfidave ligjore të bazuara në akuza të paprovuara për vjedhje votash dhe parregullsi.

Në sistemin amerikan të demokracisë indirekte, fituesi i votës popullore në secilin shtet – me përjashtim të shteteve Mein dhe Nebraska – merr të gjitha votat elektorale të shtetit në fjalë, të cilat përcaktohen në bazë të nivelit të popullsisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular