BallinaUncategorizedFOTO/Kamioni me drogën shqiptare në Mal të Zi, burg për dy të...

FOTO/Kamioni me drogën shqiptare në Mal të Zi, burg për dy të arrestuarit, avokatët: Prokuroria s’ka prova, absurde…

“Arrest me burg” ka vendosur gjykata e Shkodrës për Arlind Tabakun dhe Perparim Shurdhin, të cilët pasi akuzohen si bashkepunetore, për drogën e kapur në kamionin që u kap ne Malin e Zi, mbushur me 2.6 ton marijuane.

Arlind Tabaku eshte personi i cili i ka gjetur magazinen shoferit te kamionit Elvis Çalik pasi ky i fundit i ka kerkuar nje magazine me qera per te lene fruta perimet ne Lushnje.

Perparim Shurdi eshte pronari i magazines qe ia ka dhene me qera shtetasit Elvis Çalik. Te dy te dyshuarut kane mohuar akuzat ndaj tyre duke thene se nuk kane asnje lidhje me drogen.

Nderkohe avokatet mbrojtes te Arlind Tabakut sqarojne se prokuroria nuk kishte prova per dy te dyshuarit.

Saimir Korreshi avokat mbrojtes i Arlind Tabaku u shpreh: Zero prova prokuroria. Arrestim skandal. Ka vetem nje komunikim me 27 tetor mes Arlind Tabakut dhe shoferit te kamionit. Arlind Tabaku nuk ka qene ne magazine sepse jane kamerat e sigurise. Nuk ka asnje lloj prove nga ana e prokurorise. Arlind Tabaku dhe personi tjeter nuk kane nxjerre asnje emer te personave te perfshire siç pretendohet. Magazinen shoferi i kamionit ia ka kerkuar me qera sepse i ka thene se dua te merrem me fruta perime duke qene se zona e Lushnjes njihet per ate pune. Nuk ka asnje prove qe tregon se kamioni eshte ngarkuar me droge tek magazina por vetem shihet duke hyre dhe duke dale.

Anton Kosteri avokat mbrojtes i Arlind Tabaku tha: Eshte absurde qe nuk eshte nen hetim asnje punonjes ne doganen e Hanit te Hotit ku kamioni kaloi me droge.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular