BallinaKryesoreUrgjence ekstreme për teste PCR, poste reanimacioni e fillimin e vaksinimit Covid...

Urgjence ekstreme për teste PCR, poste reanimacioni e fillimin e vaksinimit Covid në dhjetor, gjendja në kolaps…!!

Nga Tritan Shehu

Urgjence ekstreme per teste PCR, poste reanimacioni e fillimin e vaksinimit Covid ne dhjetor, gjendja ne kolaps…!!
Qeveria shqiptare duhet te perfundoje sa me pare me Qeverine italiane Mareveshjen e plote anti Covid, mbasi qellimisht e zvariti per muaj te tere ate duke humbur periudhat e “arta” per Italine, duke paraqitur prioritare e ekstremisht urgjente tre ceshtjet e mesiperme, se bashku me asistencen ne nivelin strategjik:
—Numri i testimeve PCR eshte qesharak tek ne, kur gjendja aktuale kerkon te fillohet me minimalisht 5000 ne dite per tu rritur shpejt ne vazhdim, duke bere tashme te domosdoshme edhe testet PCR te shpejta. Ndersa testimet imunologjike (serologjike apo nga fyti) si elemente orientues e debistues duhen ne shifra shume here me te larta.
—Sherbimet e reanimacionit Covid jane ne kolaps si numer postesh, standartesh te tyre apo si ezaurim te atyre forcave njerezore te perfshira me devocion aty. Aty eshte vendi final ku ndahet jeta nga vdekja e kolapsi i ketij sherbimi eshte fatal. Prandaj prej muajsh kemi kerkuar organizimin, permiresimin, pajisjen e te gjithe arsenalit reanimator te vendit, si dhe sjelljen e reth 150 posteve terapie intensive te montueshme te standarteve europiane, per te realizuar te gjitha procedurat.
—Tashme eshte e qarte se Vaksinimi Covid ne vendet e BE etj do te filloje ne dhjetor sipas programeve te parapercaktuara. Kjo eshte e vetmja mundesi per te ndaluar kete epidemi e bllokuar pasojat e saj tragjike, vecanerisht kjo per vendet me sistem shendetesor larg standarteve si ne Shqiperi, gje per te cilen kjo Qeveri e pa pergjegjeshme fshihet mbas COVAX, qe ne me te miren e mundeshme mund te na siguroje vaksinat vetem per 20% te popullesise e ne hark kohor deri ne fund te 2021!!!!!!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular