BallinaAktualitetVendi drejt mbylljes? Rakacolli paralajmëron: Jemi shumë afër vijës së kuqe

Vendi drejt mbylljes? Rakacolli paralajmëron: Jemi shumë afër vijës së kuqe

Zv.ministrja e Shëndetësisë, njëherësh drejtuesja e komitetit të ekspertëve, ka paralajmëruar se jemi shumë pranë vijës së kuqe, sa i përket epidemisë së koronavirusit në vend.

Në rubrikën “Opinion”, në “News24”, ajo u shpreh se një karantinë e dytë varet nga vetë ne, duke shtuar se duhet të bëhemi të gjithë bashkë, për të mposhtur virusin.

Sipas Rakacollit, situata në vend po analizohet, duke shtuar se Këshilli i Ekspertëve mund të sugjerojë të tjera masa kufizuese.

“Shifrat jepen çdo ditë, njerëzit i ndjekin. Dje shënuam një numër rekord të të infektuarve ashtu si edhe numri i të shtruarve në spitale. Kjo është një situatë e parashikuar. Kjo po ndodh në mbarë globin.

Është një ecuri normale e epidemisë. Numrat janë në rritje, fatmirësisht jo me atë shpejtësi si në Itali, Francë e Spanjë, por kjo tendenca e rritjes vazhdon të na bëjë të jemi të kujdsshëm për marrjen e masave. Mbyllja varet nga vetë ne. Ne duhet të jemi të gjithë bashkë, vetëm ashtu mund ta mundim këtë virus.

E vetmja mënyrë për ta frenuar Covid është parandalimi. Ashtu siç u propozua që universitetet të funksionojnë online, ashtu po vlerësojmë në dinamikë edhe masa të tjera. Masat s’kanë lidhje me çfarë kanë bërë vendet e tjera, duhet menduar globalisht dhe vepruar lokalisht. Duke parë situatën tonë, propozojmë edhe masa të tjera që mund të jenë kufizuese. Jemi shumë pranë vijës së kuqe! Nuk ka gjë të prerë. Askush nuk e thotë tani se çfarë veprimi do ndërmerret, do analizohen të gjitha faktorët”, tha Rakacolli.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular