BallinaAktualitet“Ç’dreq virusi paska qenë ky që po ma merr shpirtin”, infermieri tregon...

“Ç’dreq virusi paska qenë ky që po ma merr shpirtin”, infermieri tregon momentet e fundit të aktorit Koço Devole

Mëngjesin e sotëm pas një lufte 18 ditore me virusin e padukshëm Covid-19, aktori i humorit Koço Devole ndërroi jetë. Ajo çka duket se e rëndoi gjendjen e tij shëndetësore ishte edhe fakti se i ndjeri vuante nga leucemia.

Një nga infermierit e spitalit Infektiv, Korab Gjana ka treguar momentet e fundit të aktorit të humorit. Përmes një postimë në rrjetet sociale ai shkuan se si cdo mënegjes edhe sot kishte shkuar për ta parë dhe e kishte pyetur si ndihej. Infermieri tregoi bisedën e fundit me Devolen i cili është shprehur se virusi po i merrte shpirtin.

“Momentet e fundit me Koco Devole. Në mëngjes kur po shikoja me nxitim te sëmuret me radhë… Kur mbërrij tek dhoma e shtrimit te Koços… he mo Koco si je sot?
Ahh mor Korab si te jem me përgjigjet. Cfarë dreq virusi paska qenë ky qe po ma merr shpirtin… Njeriu qe do i mungoj cdokujt! Ky virus s’te kurseu as ty”, shkruan Gjana në rrjetet sociale.

Koço Devole u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare pasi ishte infektuar me Covid-19.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular