BallinaAktualitetSherr në Gjirokastër, ministri Çuçi përplaset me kreun e LSI-së

Sherr në Gjirokastër, ministri Çuçi përplaset me kreun e LSI-së

Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi është përplasur verbalisht me kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim në fshatin Izvor në Memaliaj, Yzeir Malkaj.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Izvor , gjatë një takimi elektoral

Çuçi ka vizituar sot këtë fshat dhe aty është përplasur me Malkajn.

Kryetari i LSI-së në fshatin Izvor, ka shkuar në takim si qytetar dhe ka marrë fjalën për të shprehur opinionet e tij në lidhje me situatën në fshat.

Në atë moment ka ndërhyrë kryetari i Bashkisë Memaliaj, duke i hequr fjalën dhe duke e cilësuar si të ‘LSI-së’.

Kjo ka çuar në nisjen e debatit verbal mes ministrit dhe Yzeir Malkaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular