Presidenti Donald Trump i është drejtuar popullit amerikan me një tjetër mesazh në rrjetet sociale.
Trump edhe në këtë postim, nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve, që do të thotë as humbjen e tij. Ai shkruan sesi ka mundësi që fituesi të shpallet prej rrjeteve sociale.
“Që kur media e përcakton se kush do të jetë presidenti ynë i ardhshëm? Të gjithë kemi mësuar shumë në dy javët e fundit!”, ka shkruar ai në llogarinë personale në Twitter.
Edhe bashkëshortja e tij Melanie Trump ka dhënë deklaratën e saj të parë në rrjetet sociale.
“Populli Amerikan meriton zgjedhje të drejta. Çdo votim të ligjshëm dhe jo paligjshëm. Votat duhet të numërohen. Ne duhet ta mbrojmë demokracinë tonë me transparencë të plotë”, shkroi ajo në Twitter.
Joe Biden deri tani ka fituar 290 vota elektorale, kurse Donald Trump 214. Në SHBA, që të mund të shpallesh president, duhet që të fitosh 270 vota elektorale.