Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka bërë një gafë gjatë fjalimit më të rëndësishëm të jetës së tij.
Biden gaboi teksa po fliste para qytetarëve për numrin e viktimave nga koronavirusi në SHBA.
Nga shteti i Delaëere, përballë një turme të entuziazmuar në një parking që thërriste emrin e tij prej disa orësh, pasi këndoi himnin amerikan 77-vjeçari u shpreh:
“Shpresoj se kjo mund të sigurojë një farë ngushëllimi dhe qetësimi për më shumë se 230 ‘milionë mijë’ familje që kanë humbur të dashurit e tyre nga ky virus i tmerrshëm këtë vit”.
Numri i viktimave në SHBA që nga fillimi i pandemisë është më shumë se 230 mijë, ndërsa për Biden ky nuk është gabimi i parë kur flet para publikut, pasi njihet si një person që bën shumë gafa në fjalimet e tij.