BallinaBotaSa është pasuria e Joe Biden dhe sa do paguhet si president...

Sa është pasuria e Joe Biden dhe sa do paguhet si president i SHBA? Forbes e vlerësoi si peshë ‘e rëndë’

Joe Biden është Presidenti i ri i SHBA-së, pasi mposhti Donald Trump, edhe pse ky i fundit nuk e pranon humbjen. Por për shumë njerëz kuriozë, tashmë vëmendja është zhvendosur në detaje të tjera, mes të cilave, sa do të paguhet? Presidenti amerikan merr një pagë prej 400,000 dollarësh në vit.

Por, katër presidentë kanë refuzuar marrjen e pagës duke e dhuruar të gjithë ose një pjesë të saj. Këta president janë: Donald J. Trump, John F. Kennedy, Herbert Hoover dhe George Washington.

Joe Biden së pari kandidoi për President të Shteteve të Bashkuara në 1988, pastaj përsëri në 2008 përpara se të shërbente si Zëvendës President nën Presidentin Obama. E treta e vërteta ishte kundër Trump ku edhe u shpall president.

Sa është pasuria e Biden?

Joe Biden mund të njihet për disa si një njeri i klasës së mesme, por presidenti i sapo zgjedhur i Shteteve të Bashkuara është në të vërtetë një milioner.

Në fillim të fushatës së tij presidenciale këtë vit, Biden publikoi informacione mbi statusin financiar, i cili përfshin raporte tatimore në të dy nivelet shtetërore dhe federale për vitet 2016, 2017 dhe 2018. Sipas këtyre të dhënave, Forbes vlerësoi se Biden ishte “i rëndë” nëntë milionë dollarë.

Sipas Forbes, të dy shtëpitë e familjes Biden në Delaware së bashku kanë një vlerë prej katër milionë dollarësh.

Revista gjithashtu shkruan se familja ka para dhe investime me vlerë katërë milion dollarë të tjerë, si dhe një pension federal prej një milion dollarësh.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular