BallinaKronikeVranë 36 vjeçarin shqiptar para syve të gruas dhe fëmijës pranë shtëpisë...

Vranë 36 vjeçarin shqiptar para syve të gruas dhe fëmijës pranë shtëpisë luksoze, një tjetër person ekstradohet drejt Britanisë. Roli i tij në krim

Një i dyshuar i tretë pritet të dërgohet në Mbretërinë e Bashkuar i akuzuar për vrasjen e 36 vjeçarit shqiptar, Flamur Beqiri i njohur edhe si Alex.

Ai u qëllua për vdekje para gruas së tij Debora Krasniqi dhe fëmijës së vogël në pragun e shtëpisë në fund të vitit të shkuar. Shqiptari kishte blerë një shtëpi luksoze prej 1.5 milion paund në Battersea, në jugperëndim të Londrës.

Estevan Munizaga, 34 vjeç, do të ekstradohet nga Suedia në Aeroportin Heathrow në lidhje me vrasjen.

Tobias Andersson, 31 vjeç dhe Anis Fouad Hemissi, 23 vjeç, të dy nga Suedia, janë akuzuar tashmë për krimin.

Andersson gjithashtu u paraqit në gjykatë sot përmes lidhjes video në pritje të ekstradimit në MB nga Suedia javën e ardhshme.

Hetuesit Catherine Farrelly, pretendoi se Andersson u takua me personin e armatosur të dyshuar Anis Fouad Hemissi ditët që i paraprinë vrasjes. Ajo pretendoi se Andersson fluturoi për në Britani për t’i siguruar Hemissit një maskim dhe armë zjarri. Hemissi, nga Malmo, dhe Andersson gjithashtu nga Suedia, të dy akuzohen për vrasje.

Për më tepër, muajin e kaluar Clifford Rollex, 30 vjeç, nga Islington, në veri të Londrës, u akuzua për fshehjen e fakteve në lidhje me vrasjen.

Ai u dha garanci për t’u paraqitur më pas në Wood Green Crown Court në 30 nëntor, tha Policia Metropolitane.

Zonja Farrelly tha për Andersson: ‘Prokuroria thotë se ai në thelb ishte pjesë e një operacioni të gjatë dhe roli i tij ishte të ndihmonte Z. Hemissi në organizimin dhe ekzekutimin e veprës.

“Ky person arriti në Britani më 16 dhjetor të vitit të kaluar”.

Zonja Farrelly shtoi: Është një i pandehur tjetër që do të ekstradohet nesër nga Suedia, z. Munizaga.’

Kur Munizaga arrin në vend nesër, do të akuzohet zyrtarisht për vrasje, dëgjoi gjykata.

Hemissi mohoi vrasjen dhe posedimin e një pistoletë në fillim të këtij viti.

Andersson është akuzuar për vrasje dhe përballet me një seancë dëgjimore për fajësinë dhe përgatitjen e gjyqit më 26 janar të vitit të ardhshëm.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular