BallinaKronikeDaja i 21-vjeçarit shqiptar që u vra në Vjenë: Ja si e...

Daja i 21-vjeçarit shqiptar që u vra në Vjenë: Ja si e mësuam ngjarjen: Kishte dalë të festonte me shokët për punën e re

Daja i Nexhip Vrenezit, i cili mbeti i vrarë nga sulmi terrorist në Vjenë ka rrëfyer momentet kur ka marrë vesh lajmin.

Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur” në Neës24, daja i 21-vjeçarit thotë se nipi i tij kishte dalë me shokët për të festuar faktin se pasi kishte mbaruar ushtrinë kishte gjetur dhe punë dhe do e niste të nesërmen.

“Nipi im mbeti viktimë atje, në një mbrëmje që kishte dalë shëtitje me shokët. Është rritur atje dhe ka jetuar prej vitesh. Ngjarjen e kemi pritur me dhimbje të madhe. Lajmin e morëm vesh ditën tjetër, në mëngjes. E kanë marrë veshur nga shokët e tij gjermanë. Ata e njoftuan familjen. Nuk e kanë ditur familja e motrës time, se mes viktimave ka qenë dhe djali. Një nga shokët ka njoftuar vëllain e vogël dhe u njoftua familja. Familja ka kërkuar sqarim. Ai fillimisht ka qenë i plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë. Plumbat e kanë kapur në gjoks. Më pas është shpërndarë turma, ai ka rënë në tokë. Djali është gjetur 10 metra larg vendit të ngjarjes. Djali kishte 3 javë që kishte mbaruar ushtrinë dhe kishte dalë që të festonte me shokët. Kishte fituar dhe një vend pune dhe kishte dalë me shokët. Një pjesë e familjarëve kanë ardhur. Prindërit janë afër, për 1 orë vijnë këtu. Trupi i pajetë i djalit do të dërgohet këtu në Maqedoni dhe do të varroset nesër.”, tha daja.

Ai tha se gjendja shëndetësore e motrës së tij është e rënduar pas ngjarjes shokuese, ndërsa tha se nipin e tij e kishte takuar në qershor, gjatë kohës së pandemisë.

“Gjendja ka qenë shokuese dhe për ne. Ata si prindër e kanë shumë më të vështirë. Shokues ka qenë për të gjithë ata. Pas lajmit, bashkia ka shkuar për ndihmën e parë pranë familjes së motrës time. Në qershor të këtij viti në kohën e pandeminë ka qenë këtu tek ne. Për herë të fundit. Në qershor u takuam si daja me nipin. Ai kohë më parë ishte marrë dhe me futboll”, -pohoi daja i viktimës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular