BallinaAktualitetEMRI/Identifikohet pacienti që u hodh te Infektivi, QSUT: Ja ç’po ndodh

EMRI/Identifikohet pacienti që u hodh te Infektivi, QSUT: Ja ç’po ndodh

Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ ka reaguar në lidhje me vetëhedhjen e pacientit nga spitali Infektiv.

QSUT bën të ditur se po i jepet e gjithë ndihma pacientit Reshat Grembi, nga Fieri i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Deklarata e QSUT-së:

Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ sqaron opinionin publik se stafi mjekësor në Spitalin Infektiv po bën përpjekjet maksimale për të shpëtuar jetën e pacientit, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në spitalin Infektiv, ku një pacient tentoi të kryente aktin tragjik.

Pacienti me inicialet R.G., 69 vjeç aktualisht është nën kujdesin e mjekëve të këtij spitali.

Në këto ditë të vështira të përballjes me Covid-19, kur mjekët tanë po bëjnë një sakrificë të jashtëzakonshme, sigurojmë Qytetarët  se jemi në krye të detyrës dhe askush nuk do të mbetet pa marrë shërbim mjekësor!

Në këto momente nevojitet bashkëpunim dhe drejtësi në përcjelljen e informacioneve, për të ndihmuar mbi të gjitha stafet mjekësore që janë 24 orë në shërbim, siç kanë bërë dhe do të bëjnë deri në fund të kësaj beteje!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular