BallinaBotaJoe Biden fitoi ndaj Donald Trump me vetëm 275 mijë vota

Joe Biden fitoi ndaj Donald Trump me vetëm 275 mijë vota

Edhe një numër i vogël votash kanë mbetur pa numëruar në SHBA për zgjedhjet presidenciale.

Por një analizë e kryer nga Fox News zbulon se Joe Biden ka fituar ndaj Donald Trump me një numër shumë të vogël votash.

Për momentin, në SHBA është urdhëruar një hetim për votat, ndërkohë që ekipi përgjegjës për tranzicionin e pushtetit nuk ka nisur punën. Trump nuk e pranon humbjen, duke deklaruar se ka pasur manipulime të mëdha.

Sipas Fox News, sa i përket votës popullore, Biden ka arritur të marrë 75.6 milionë vota, një rekord historik në SHBA. Kurse Trump ka arritur të marrë 71 milionë vota, sërish një numër i jashtëzakonshëm.

Por kur bie fjala te Kolegji Zgjedhor, që vendos se kush do të bëhet president, diferenca është shumë e ngushtë.

Sipas Fox News, Biden është përpara Trump me 275 mijë vota në gjashtë shtete kyçe- Arizona, Xhorxhia, Pensilvania, Miçigan, Uiskonsin dhe Nevada.

Një histori e ngjashme u regjistrua 4 vjet më parë, kur Trump kishte një marzh akoma më të vogël me Hillary Clinton.

Trump fitoi në Miçigan, Pensilvani dhe Uiskonsin- tre shtete të fituara nga demokratët më përpara- me vetëm 78 mijë vota diferencë ndaj Clinton. 46 votat elektorale që mori në këto tre shtete e vendosën në majë. Dhe Trump arriti të fitojë 29 votat elektorale të Floridas me një diferencë prej vetëm 113 mijë vota.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular