BallinaAktualitetNdahet nga jeta mjekja në Tiranë, kolegët mesazh prekës: Ishte frymëzim

Ndahet nga jeta mjekja në Tiranë, kolegët mesazh prekës: Ishte frymëzim

Ndahet nga jeta mjekja Frida Buçpapaj. Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor Tiranë në një postim në rrjetet sociale.

Kolegët shkruajnë se mjekja ka qenë frymëzim për brezat e rinj.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges tonë mjekes së nderuar Znj. Frida Buçpapaj. Një eksperience shumë vjeçare ajo dha në kujdesin shëndetësor parësor, në shërbimin shkollor të NJVKSH Tiranë.

Ka qenë frymëzim për të gjithë mjekët dhe infermierët e rinj ka qenë një mentore e pakursyer në dhënien e profesionit, karakterizuar nga mirësia, buzëqeshja që u dhuronte femijëve dhe kolegëve.

Në emër të DROSHKSH Tiranë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve”, shkruan drejtoria Rajonale e Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor Tiranë.

Ndahet nga jeta mjekja në Tiranë, kolegët mesazh prekës:Ndahet nga jeta mjekja në Tiranë, kolegët mesazh prekës:

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular