BallinaAktualitetByroja Kombëtare e Hetimit nuk plotëson dot kuotën e hetuesve të rinj,...

Byroja Kombëtare e Hetimit nuk plotëson dot kuotën e hetuesve të rinj, në garë mbeten 55 kandidatë

Byroja Kombëtare e Hetimit duket se nuk do të formohet plotësisht. Kjo pasi nga rreth 600 kandidatë për hetues, janë kualifikuar në fazën vijuese vetëm 55 prej tyre, ndërsa Byroja duhet të ketë 60 hetues.

Faza e radhës ishte ajo e testimit me shkrim nëpërmjet një eseje, ku në garë ishin 104 kandidatë dhe gati gjysma prej tyre nuk kanë arritur ta kalojnë këtë fazë.

Dy ditë më vonë, pra më 13 nëntor do të zhvillohet intervistimi i secilit prej tyre.

Njoftimi:

Komisioni i Përzgjedhjes ka përfunduar procesin e vlerësimit të “Testimit me shkrim të ESESE ” për të gjithë kandidatët (104 kandidatë) për pozicionin e punës ” Hetues ” në Byronë Kombëtare të Hetimit.

Në përfundim të këtij procesi, kanë rezultuar të kualifikuar 55 kandidatë (Lista e vleresimit te KANDIDATEVE) të cilët do të vazhdojnë fazat e tjera të konkurimit dhe nuk janë kualifikuar 49 kandidatë për të cilët procesi i konkurimit ndërpritet në këtë fazë.

Kandidatët të cilët janë kualifikuar (55 kandidatë ) do të vijojnë me fazën tjetër të konkurimit që është faza e  “Intervistës ” e cila do të zhvillohet nga data 13.11.2020 deri me datë 21.11.2020 në adresën:

Këshilli i Larte i Prokurorisë,

Rruga “Ana Komnena” ,

Godina “Poli i Drejtësisë”,

(Ish-fusha e Aviacionit)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular