BallinaSportE paprecedentë në ndeshjen e dy kombëtareve, lojtari luajti i infektuar me...

E paprecedentë në ndeshjen e dy kombëtareve, lojtari luajti i infektuar me Koronavirus

Një lajm që ka nisur të bëjë bujë ditën e sotme vjen nga Federata Kroate e futbollit, që ka njoftuar së fundmi se një lojtar i tyre, Domagoj Vida ka rezultuar pozitiv me Koronavirus.

Deri këtu gjithçka në rregull, por më skandalozja është se pavarësisht se ishte me Koronavirus, lojtari ishte në fushë në ndeshjen miqësore të luajtur ndaj Turqisë. Federata kroate ka njoftuar se ka marrë përgjigjet e testeve të kryera së fundmi, na ku është zbuluar se mbrojtësi është pozitiv me Koronavirus.

Vida u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë, por rreziku që ai ta ketë transmetuar virusin tek të tjerët është i madh, për shkak të kontakteve që mund të ketë pasur në fushë me kundërshtarët apo edhe shokët e skuadrës. Madje ai kishte edhe shiritin e kapitenit, duke u takuar në fillim të ndeshjes me gjyqtarët dhe kapitenin kundërshtar.

Ditën e nesërme do të ketë të reja të tjera nga kjo dhe çfarë do të vendoset, për këtë, që padyshim është një skandal në periudhën ku ndodhemi.

PANORAMASPORT.AL

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular