BallinaAktualitetMasat Anticovid/Nuk mund të udhëtoni në Greqi deri me....dhe pa test negativ...

Masat Anticovid/Nuk mund të udhëtoni në Greqi deri me….dhe pa test negativ të Covid-19

Greqia ka vendosur të shtyjë deri më 30 nëntor masat kufizuese me Shqipërinë.

Lajmi bëhet i ditur nga autoritetet greke, të cilët njoftojnë se personat që do të duhet të udhëtojnë drejt Greqisë, do duhet të kenë një rezultat negativ të testit molekular të kryer jo më shumë se 72 orë përpara.

“Qeveria greke ka vendosur të shtyjë deri më 30 nëntor masat kufizuese me Shqipërinë, duke marrë shkas nga të dhënat e fundit epidemiologjike. Të gjithë personave që udhëtojnë në Greqi do t’u kërkohet të kenë rezultat negativ të testit molekular (PCR) për COVID-19, të kryer deri në 72 orë para hyrjes së tyre në vend.

Certifikatat e testit RT-PCR duhet të jenë të shkruara në anglisht dhe të mbajnë emrin dhe pasaportën/numrin e identitetit kombëtar të udhëtarit. Për fëmijët nën 10 vjeç ky test nuk do të jetë i detyrueshëm. Të gjithë udhëtarët do të duhet të plotësojnë dhe paraqesin formularin e tyre PLF dhe mund t’i nënshtrohen testimit të rastësishëm pas mbërritjes në kufirin grek. Pas kalimit në vendin fqinj, udhëtarët do të duhet të vetë-izolohen për 7 ditë”, thuhet në njoftimin e ambasadës greke.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular