BallinaAktualitetMbyllje totale? Drejtori i Urgjencës Kombëtare: Vetëm nëse ndodh…

Mbyllje totale? Drejtori i Urgjencës Kombëtare: Vetëm nëse ndodh…

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj thotë se vendi do të mbyllet totalisht vetëm nëse shkohet drejt katastrofës

I pyetur se nga duhet të mbahet balanca drejt hapjes apo mbylljes së vendit, Brataj u përgjigj se i gjithë procesi është dinamik, për këtë arsye nuk flitet për mbyllje totale.

“Ne e kemi thënë gjithmonë që është proces dinamik, do të që gjithmonë dinamik, por nuk flitet për mbyllje. Mbyllje totale jo. Balanca duhet gjithmonë të ketë një ekuilibër. Nuk mund të themi, vetëm nëse shkojmë drejt katastrofës do të mbyllet ekonomia 100%, nuk mundet… SHBA është më e hapur dhe me dëmin më të madh siç e shikojmë. Nga të gjitha vendet që zgjodhën në fillim lockdown dhe ato që nuk e zgjodhën po të shohësh shifrat parashikimi është pak a shumë njësoj për të mos thënë që janë më shumë Italia dhe Britania që ishin me 11% të rënies së ekonomisë dhe 8.5% SHBA. Por ajo që është bërë sot në këto shtete është përhapja e infeksioneve të humbjeve të jetës, që është shumë më i madh për ata që nuk zgjodhën lockdown.

Dhe nga ana ekonomike, dhe Suedia që ishte e para, që 10 milionë banorë i bie që ne të kishim dëmin e nja 1/3 së saj, të kishim të paktën 2000 të vdekur, se 6000 të vdekur, 10 milionë banorë. Dhe rënia ekonomike pati një 0.1 në fillim po duke qenë se ekonomia është globale, e pësoi nga Europa sepse e tha stop aty ku, kështu që nuk ka gjëra të prera që të themi që o njëra o tjetra. Ajo duhet të vlerësohet gjithmonë.

Shqipëria për fatin e mirë ka më pak humbje jete. Mendoj që virusi është tani në momentin që është përhapur më shumë nga të gjithë periudhat që kemi pasur gjatë gjithë kohës dhe duke monitoruar çdo ditë dhe duke marrë masa të lehta, të mesme apo të ashpra mendoj që do ta kontrollojmë këtë infeksion”, tha Brataj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular