BallinaAktualitetGreqia vendos për herë të parë trupa ushtarake në ishullin pranë Shqipërisë....

Greqia vendos për herë të parë trupa ushtarake në ishullin pranë Shqipërisë. Gazeta greke publikon detaje

Greqia do të ketë një prani ushtarake në ishujt Gavdos dhe Othonos (Ky i fundit shumë pranë Shqipërisë), për shkak të përshkallëzimit të provokimit turk.

Sipas një artikulli në gazetën “Ta Nea”, Ushtria greke krijoi një postë ushtarake në Gavdos gjatë verës, ndërsa plani parashikon krijimin dhe funksionimin e një poste edhe në ishullin Othonos.

Në Gavdos, posta me një kapacitet prej 9 personash, u ngrit në vetëm një javë pas urdhrit të Gjeneral Lejtnant Charalambos Lalousis.

Qëllimi është prania e fortë e ushtrisë në pjesët kyçe dhe strategjike të vendit. Radari në Gavdos do të jetë në gjendje të kontrollojë zonën në një thellësi prej 30 km.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular