BallinaAktualitetShqipëria në shtetrrethim/Kush lejohet të lëvizë, policia zbulon 3 zonat më problematike...

Shqipëria në shtetrrethim/Kush lejohet të lëvizë, policia zbulon 3 zonat më problematike në Tiranë

Prej mbreme nga ora 22:00 deri në 6:00 të mëngjesit, për tre javë rresht, Shqipëria do jetë në izolim të pjesshëm.

Zv.drejtori i policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu tha gjatë një lidhje live për Top Channel tha se të vetmit që do lejohen të lëvizin janë ata që kanë emergjenca mjekësore si dhe personelet shëndetësore dhe efektivët e policisë.

“Përjashtohen nga ndalimi i lëvizjes ata që kanë probleme emergjente shëndetësore. Edhe në rastet e emergjencës dalja duhet të bëhet duke marrë lejë nga e-Albania. Gjithashtu përjashtohen nga kufizimi i lëvizjës policia, personeli shëndetësor.”, deklaroi Ziu.

Ziu tha se në zonat problematike, policia ka shtuar patrullimet.

“Zonat më problematike janë Blloku, Don Bosko dhe Astiri. Kemi marrë masa duke shtuar patrullat e policisë në këto zona”, tha Dhimitraq Mziu në një lidhje për emisionin OPEN në Top Channel.

Të gjithë ata që do të shkelin rregullin, do të gjobiten me 100 mijë lekë të vjetra. Gjoba është më e lartë se sa ajo për mosbajtjen e maskës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular