BallinaOP EDSpitali Rajonal Dibër drejt kolapsit! COVID-19 mbërthen stafin shëndetësor të spitalit!

Spitali Rajonal Dibër drejt kolapsit! COVID-19 mbërthen stafin shëndetësor të spitalit!

Nga Xhemal Gjunkshi

Spitali Rajonal Dibër drejt kolapsit !
COVID-19 mbërthen stafin shëndetësor të spitalit!
COVID-19 nuk ka kursyer as stafin mjekësor të Spitalit Rajonal të Dibrës. Katër mjekë të specialiteteve të ndryshme janë infektuar me COVID-19 dhe janë karantinuar.
Disa të tjerëve u kanë marrë tamponin dhe janë në pritje të përgjigjes .
Qytetarët e Peshkopisë dhe Bulqizës që merrnin shërbim në Spitalin Rajonal , çdo ditë e më pak vijnë nga frika se mund të infektohen .
Në spital paraqiten vetëm raste të rënda që kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale , ndërsa shtrimet në pavione janë të pakta … aq sa numërohen me gishtat e një dore ! Fatmirësisht COVID-19 nuk ka prekur kirurgët , pasi edhe ato pak urgjenca nuk do të merrnin ndihmën e parë.
Trajtimi i rasteve me COVID-19 në ambjentet e urgjencës është gabim fatal i drejtuesve të spitalit , pasi rrezikohen jo vetëm stafi mjekësor por edhe qytetarë të tjerë që shkojnë në urgjencë për patologji të tjera.
Mungesa e një pavioni infektiv ku pacientët të ndihen komod dhe të qëndrojnë si njerëz , që mjekët dhe stafi mjekësor të mos rrezikojnë jetën duke u infektuar me COVID-19 është përgjegjësi e drejtuesve të spitalit dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Gjej rastin të uroj të gjithë stafin mjekësor që janë vetëizoluar, t’ia kalojnë sa më lehtë dhe shërim të shpejtë , pasi misioni për tu shërbyer qytetarëve i pret !
Vlerësoj maksimalisht punën e bërë nga të gjithë, stafi i mjekëve dhe infermierëve të cilët janë përballur me këtë sëmundje të rëndë pa kushtet minimale dhe pa mbështetjen e merituar financiare .
I kërkojmë qeverisë që në mënyrë urgjente të marrë në konsideratë kërkesat që opozita i sugjeron prej kohësh në luftën ndaj COVID-19 .
Të mos kemi rritje të infektimeve !
Të mbrojmë dhe mos rrezikojmë asnjë punonjës të bluzave të bardha !
Të mos kemi asnjë humbje jete !
Lusim Zotin ti mbrojë bluzat e bardha dhe gjithë qytetatët , pasi qeveria dhe shëndetësia falas nuk na mbron dot !
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular