BallinaKryesore“Vegël në dorën e krimit dhe hajdutëve”, Gazment Bardhi i kthehet Ramës:...

“Vegël në dorën e krimit dhe hajdutëve”, Gazment Bardhi i kthehet Ramës: Vazhdo tek plehrat se je mirë…

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi reagon pas komenteve mbi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet në PD.

Bardhi thotë se Rama do mbetet vegël në dorën e krimit të organizuar dhe të hajdutëve. Po sipas tij, qytetarët nuk e besojnë më Ramën.

STATUSI I PLOTË
Vazhdo tek plehrat se je mirë. 😂
Mos harxho kohën kot me procesin transparent të përzgjedhjes së kandidatëve nga PD bashkë me qytetarët, sepse nuk të beson më askush për asgjë. Shqiptarët janë mbingopur nga gënjeshtrat dhe batutat e tua të lodhura

Ti dhe Qeveria jote e dështuar nuk ka asnjë lidhje me qytetarët. Prandaj nuk ke as bilanc, as ide, as zgjidhje për hallet e shtuara të qytetarëve. Ke qënë, je dhe do të mbetesh vegël në dorën e krimit të organizuar dhe Kryetar i denjë i Komitetit të Hajdutëve të Rilindur.

foto galeri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular