BallinaAktualitetVetëvrasjet në spitalet Covid/Psikiatri i njohur tregon disa nga faktorët që i...

Vetëvrasjet në spitalet Covid/Psikiatri i njohur tregon disa nga faktorët që i çojnë pacientët drejt aktit ekstrem

Teksa në vendin tonë 4 persona janë vetëflijuar duke u hedhur nga lartësitë e spitaleve COVID-19, mjeku psikiatër Neli Demi sjell disa nga arsyet se çfarë i shtyn këta pacientë drejt aktit ekstrem.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Demi tha se ka disa faktorë që çojnë individin drejt këtij akti, janë si mungesa e oksigjenit në tru apo dhe kura me ndonjë antibiotik të fortë.

Rastet e vetëvrasjes gjatë këtyre muajve të pandemisë janë ende nën hetim. S’kemi asnjë informacion mbi arsyet që kanë kontribuar në këtë akt ekstrem. Vetëvrasja përfshin disa faktorë, që mund të çojnë individin drejt një akti tragjik. Në kuadër të supozimeve, mund të hedhim disa hipoteza në lidhje me një predisopozitë të mëparshme të këtyre individëve. Ajo predispozitë ndërtohet nga eksperiencat e jetës.

Mund të ketë dhe faktorë social që mund të çojnë drejt kësaj rruge. Mund të ketë raste të inflamacioneve në tru apo zvogëlim i oksigjenit në tru, që quhet hipoksi.

Janë dhe faktorët gjenetikë, që po studiohen se cilat gene mund ta bëjnë këtë gjë.

Inflamacionet e zonave të ndryshme të trurit mund të sjellin luhatje humori, prezencën e dëlirit, të mbushur me frikëra, halucinacione, konfuzion, frikë ekstreme, është gjendje dhimbje mendore. Kjo mund të sjelli dhe një reagim impulsiv. Kohët e fundit diskutohet dhe një hipotezë tjetër, që ka të bëjë me efektet e disa medikamenteve që përdoren për trajtimin e inflamacioneve respiratorë.

Një grup medikamentesh, antibiotikë, të cilët dhe nga FBI, janë shpallur si medikamente që duhen përdorur atëherë kur antibiotikët e tjerë s’kanë pasur sukses.

Shqipëria është një vend me një numër të ulet vetëvrasjesh. Pandemia si fenomen, me të gjithë ato elementët e saj, izolimi social, prishja e rutinës, e financave, humbja e punës, largimi i njerëzve, humbja e kontaktit fizik këto janë të rëndësishme.

Mjeku, infermieri, psikologët, apo psikiatërit, janë profesione me shkallë të lartë vetëvrasjesh.

Kjo periudhë ka ushtruar presion të shtuar ndaj personelit mjekësor. Shumë kolegë të mi kanë ofruar ndihmë për të asistuar në personel mjekësor, por s’ka një proces të strukturuar ndaj personelit.

Është e vështirë që të japësh një mesazh në këtë situatë shqetësuese të pandemisë. Efektet individuale të situatës, të lajmeve që merren në media, kafene, kanë depërtuar në psikikën tonë.

Në momente të caktuara të mundohemi të arsyetojmë në të dhëna shkencore, në burime të rëndësishme shkencore që bëjnë përditësim të të dhënave që marrin nga fusha. Lajme të mira vijnë çdo ditë nga kompanitë e vaksinave. Duhen marrë parasysh këto lajme, pa hequr dorë nga kujdesi dhe vigjilenca.”, tha psikiatri Demi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular