BallinaKryesoreBasha: Shtëpinë e Verdhë se përmend më Dick Marty, por Rama dhe...

Basha: Shtëpinë e Verdhë se përmend më Dick Marty, por Rama dhe Ministria e Jashtme Ruse

Basha: Shtëpinë e Verdhë se përmend më Dick Marty, por Rama dhe ministria e jashtme ruse

Sokol Balla: Ju jeni absolutisht i sigurt që s’keni pasur kurrë të bëni me këtë çështje, qoftë direkt qoftë indirekt me hetimet apo investigimet apo hulumtimet.
Lulzim Basha: Në asnjë formë dhe mënyrë dhe hetimet e bëra më vonë nga EULEX-i kanë treguar që nuk ka asnjë dëshmi dhe asnjë provë për të ashtuquajturën Shtëpi të Verdhë. Nuk e përmend më Dick Martin, nuk e përmend më Carla Del Ponte, e përmendin vetëm dy institucione Ministria e Jashtme e Federatës Ruse dhe kryeministri i Republikës së Shqipërisë. Kjo flet mjaftueshëm, sikundër flet mjaftueshëm kohën që zgjodhi për të ricikluar akuzat e vjetra ndaj meje sepse e the dhe vetë, ndonëse qytetarët se mbajnë mend, e ka bërë në 2015 para zgjedhjeve, i ka bërë 2010 para zgjedhjeve bashkiake dhe i ricikloi sot.
Sokol Balla: Atëherë është intervista me këtë antropologun Europian.
Lulzim Basha: E cila u përgënjeshtrua pastaj nga i njëjti person.
Sokol Balla. Nga i njëjti person apo e ka keqcituar gazeta zvicerane.
Lulzim Basha: Pse të merremi atëherë më diçka të përgënjeshtruar të rrimë te diçka më e rëndësishme se kjo. Sepse nuk më dëmton mua. As nuk ndihem fare i dëmtuar, i kërcënuar nga riciklimi i këtyre gënjeshtrave po Kosovën e dëmton. Për ça ka Kosova sot nevojë nga Shqipëria në veçanti nga kryeministri i Shqipërisë. Për bashkim, për unitet për solidaritet, për lidership, për patriotizëm të vërtet jo patriotizëm të rrem. Ky është momenti për të qenë patriot jo për të ngulur thika pas shpine.
Sokol Balla: Unë mendoj se patriotizmi i vërtet, me thënë të drejtën, me qenë i sinqert me ju duhet të ishte treguar në 2012 kur u bë..
Lulzim Basha: Ka dhe një dimension tjetër që duhet të ma lësh ta tregoj këtu.
Sokol Balla: Po patjetër.
Lulzim Basha: Shiko. E kam thënë më përpara por ndoshta është momenti për të thënë diçka të jetës sime private. Unë jam nip Kosove. Gjyshi ka nënë është nga Likoci i Drenicës, gjyshja nga Tea. Gjyshi nga nëna është larguar nga masakrat serbe në fund të kryengritjes së Drenicës të larë me gjak. Ka ardhur në Shqipëri me djemtë e Shaban Poluzhës, unë jam nipi i tij dhe jam krenar që jam nipi i tij, jam rritur me tregimet e dhimbshme të masakrave që janë bërë mbi familjen tonë të atyre kohëve por kam edhe krenarinë që i kam shpaguar sado pak dramën e gjyshit tim sepse kam qenë Ministri i Transporteve kur kam ndërtuar rrugën e kombit që lidhi Shqipërinë me Kosovën rrugën të cilës ky i vuri traun. Kam kontribuar për pavarësinë e Kosovës dhe njohjen ndërkombëtare të shtetit të Kosovës kur ky negocionte dhe bënte pazar për coptimin dhe ç’bërjen e shtetit të Kosovës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular