BallinaAktualitetRama kundër mediave: Mos jepni intervista para spitaleve dhe as ata që...

Rama kundër mediave: Mos jepni intervista para spitaleve dhe as ata që hidhen nga ballkoni

Kryeministri Edi Rama duket se nuk duron dot më asnjë kritikë për mënyrën se si po e menaxhon qeveria situatën nga koronavirusi. Të vetmet fjalë të mira që tha në studion e emisionit “Open” ishin për lidhjen direkte nga spitali “Shefqet Ndroqi” ndërsa më pas nuk i kurseu akuzoat për ato televizione që marrin intervista te dera e spitaleve.

“Kjo është anti-njerëzore, anti-kombëtare, anti-shqiptare” – tha Rama që më pas nuk pranoi që të komentohen në TV as rastet e vetëvrasjeve nga këto spitale.

“Problem janë lajmet e çmendura. Kjo është kriminale fare që të bësh lajme me orë të tara për ata që hidhen nga ballkoni. Ka pasur Italia 71 raste. Raportohen me shumë kujdes dhe jo të bëhen romane.

Media nuk duhet të analizojë, absolutisht jo, hedhjet nga ballkoni. Kjo është shumë delikate. Këto nuk duhet të bëhen si rubrika sportive dhe të diskutohen në studio” – tha Rama. Dëshira e vjetër për të bërë kryeredaktorin duket se mbetet e fortë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular