BallinaKronikeEMRI+FOTO/Sapo zbriti nga avioni i nisur në Serbi, kapet shqiptari më i...

EMRI+FOTO/Sapo zbriti nga avioni i nisur në Serbi, kapet shqiptari më i kërkuar nga Interpol, për krime…

Një shqiptar i akuzuar për krime seksuale, në listën e më të kërkuarve nga Interpoli, u arrestua të enjten në mbrëmje në aeroportin e Zaventem të Brukselit.

Bëhet fjalë për shqiptarin nga Kosova, Nesat Bego, i cili u dënua në Luksemburg me 5 vjet burg për shfrytëzim seksual dhe pornografi për fëmijë.

“Shqiptari Nesat Bego, 42-vjeç, ishte në kërkim nga gjykata e Luksemburgut që kur u arratis pasi u dënua me 5 vjet burg për shfrytëzim seksual dhe pornografi fëmijësh“, raportojnë mediat belge.

Preja e sulmit seksual të tij ishte më pak se njëmbëdhjetë vjeç. Të enjten në mbrëmje, ai u ul me një aeroplan nga Beogradi në Zaventem.

Policia belge ishte në gjendje ta identifikonte atë dhe ta ekstradojë drejt Luksemburgut.

Arrestimi është rezultat i një bashkëpunimi midis forcave të policisë belge, Luksemburgut dhe Serbisë.

Sapo zbriti nga avioni i nisur në Serbi/ Kapet shqiptari më iSapo zbriti nga avioni i nisur në Serbi/ Kapet shqiptari më i

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular